Nusja nga Kosova triumfon në ‘Lufta e nuseve’ (Foto/Video)

‘Lufta e nuseve’ është një reality show më ndryshe në ekranet shqiptare me autore Lorena Basha, i cili transmetohet në televizionin Klan.
Në finalen e reality show ‘Lufta e nuseve’ që u mbajt në Tiranë, konkuruan tri nuse, nga Korça, Peja dhe Vlora, shkruan lajmi.net.
Çifti fitues në këtë reality show zgjidhet në atë mënyrë që secila nuse voton konkurenten e saj, pasi që ato janë të pranishme në dasmat e njëra-tjetrës.
Në dasëm nuset kanë një ‘detyrë’ që të vlerësojnë çdo detaj të dasmës duke nisur nga dekori, atmosfera, veshja e nuses, shërbimi dhe gjithçka tjetër.
Dasma e fitueses Egzontina Shabaj nga Peja me bashkërshortin e saj Egzon Gashi, futbollist në klubin ‘Besa’ të Pejës, u mbajt me 1 gusht 2015 ku të pranishme ishin edhe konkurentet nga reality show ‘Lufta e nuseve’.
Pas përfundimit të tri dasmave të nuseve finaliste, ato dhanë vlerësimin për njëra-tjetrën kështu duke u shpallur fituese Egzontina e cila u vlerësua me maksimumin e pikëve, gjithsej 20.
Çifti fitues është shpërblyer me 1 javë pushim në Antalya këtë verë.
Lajmi.net ka realizuar një intervistë të shkurtër me Egzontinën të cilën mund ta lexoni më poshtë.
Si e keni përjetuar pjesëmarrjen në këtë reality show?
Ishte një ndenjë e veçantë të ishe pjesë e një reality show të organizuar nga njerëz profesionistë siç është Lorena Basha, autorja e emisionit. Nga kjo pjesëmarrje kam marr një eksperiencë shumë të veçantë, së bashku me Egzonin u kthyem në ditët e para të lidhjes sonë e deri tek momenti final i kurorëzimit të dashurisë, mjafton ta mbajmë si një kujtim te bukur.
A e keni pritur fitoren e këtij spektakli?
Për fitore nuk kam menduar fare por finalja nuk do të ishte finale pa emocionin e dëshires për të fituar.
Fitorja më erdhi në befasi një ndenjë e pa pershkrushme për këtë i falenderoj vajzat konkurente dhe Amin për vlerësimin.
Kush është përkujdesur që dasma juaj të jetë kaq mbreslënëse?
Në dasëm vlerësoheshin 4 elementet kryesore fustani, ushqimi, atmosfera dhe dekori. Për fustanet e mi falenderoj kreatorin Etnik Shala, e nuse më bënë Rezarta dhe Ermira tek AR Hair&Make Up. Për fotografitë mbreslënëse falenderoj Korniza Studio.
Ku u mbajt dasma juaj dhe a kishte elemente tradicionale?
Restorani ynë familjar ‘Shtëpia Alpike Ranch në Pejë’ atë natë nuk do dukej aq madheshtore pa ndihmën e kompanisë ‘Nina Boxes’ në krye me Anyla Ethemi. Tek Shtepia Alpike musafirët shijuan ushqimin bio gjë që pershtatej me llojin e dasmës tonë. Çka e bëri të veçantë dasmën tonë qe edhe sofra Pejane.
Cili është mesazhi juaj për vajzat tjera që duan të jenë pjesë e këtij reality show?
Shfrytzoj rastin të ftoj të gjitha vajzat nga Kosova që do të martohen këtë vit të aplikojnë që të jenë pjesë e këtij programi , sepse siç e kenia parë në emision unë me të vërtetë jam kenaqur shumë./Lajmi.net
eggzontinaegzontinaegffegegy

Nusja nga Kosova triumfon në ‘Lufta e nuseve’ (Foto/Video) Nusja nga Kosova triumfon në ‘Lufta e nuseve’ (Foto/Video) Reviewed by Tipi on 11:40 AM Rating: 5

No comments: