~Jeta e luksit e “policit” grabitës, |FOTO|~

Halil Topalli, është një nga dy të arrestuarit nga policia e Kamzës, që duke u hequr si polic vidhte makina. Së bashku me kushëririn e tij, Shaban Topalli, 22-vjeçari Halili iu ngrinte tabelën e policisë udhëtarëve të ndryshëm e më pas i grabisnin makinën.

Por po t’i hedhës një sy profilit të Facebook, të njërit prej grabitësve, shikon jetën luksoze të tij. Kështu Halil Topalli, ka qenë një grabitës “budalla” pasi profili i tij është i mbushur me foto ku duken makina luksoze e portofol i “fryrë” me euro.

22-vjeçari nuk ka ngurruar të postojë në Facebook edhe foto të tij me veshjen e rremë të Policisë Rrugore. Teksa i buzëqesh aparatit, ai shfaqet në foto edhe me radion e efektivëve dhe tabelën që policët i drejtojnë shoferëve kur duan që t’i ndalojnë. /f.g/

2 3 4 
~Jeta e luksit e “policit” grabitës, |FOTO|~ ~Jeta e luksit e “policit” grabitës, |FOTO|~ Reviewed by Tipi on 2:23 PM Rating: 5

No comments: