Pas 11 vitesh shqiptari e gjen vajzën në Facebook, por gjërat nuk i shkuan mbarë!

Një baba ka mundur të gjejë pas 11 vitesh vajzën e tij, përmes rrjetit social Facebook. Por, reagimi i saj nuk ishte ai që do të donte.
‘Babain tim e kam këtu, ty nuk të njoh’, kish qenë përgjigja e saj për babanë biologjik.
I dëshpëruar dhe me lot në sy, Vasili iu drejtua emisionit televiziv “E Diela Shqiptare” për t’’u kërkuar gjyshërve të saj nga nëna, që t’i lejonin të shihte të bijën.
Në 2005-ën, një konflikt mes familjes së tij dhe të shoqes, e kish nxitur atë që të nisej bashkë me vajzën për në Greqi. Që atëherë, Vasili nuk i kishte parë më kurrë, pa pasur një ide më të vogël se ku mund të ishin.
Edhe ai, sikurse ish-bashkëshortja, kishte krijuar familjen e tij dhe kishte edhe një djalë. Por, vendi bosh që i kishte lënë largimi i së bijës, kishte qenë i pashlyeshëm. 
Pas 11 vitesh shqiptari e gjen vajzën në Facebook, por gjërat nuk i shkuan mbarë! Pas 11 vitesh shqiptari e gjen vajzën në Facebook, por gjërat nuk i shkuan mbarë! Reviewed by Tipi on 11:29 AM Rating: 5

No comments: