Vritet një person në mengjesin e sotem, u ekzekutua për krimin e djalit

Tiranë, 18 mars 2016, NOA.al- Një person është vrarë me armë zjarri në Kashar, mëngjesin e kësaj të premte. Viktima mësohet se është Skënder Aluku, i cili është qëlluar për vdekje.

Si i dyshuar për ngjarjen është bërë arrestimi i Bujar Xhaferit, i cili jetonte në të njëjtën zonë me viktimën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se motivi i vrasjes është hasmëria, ndërsa i dyshuari nuk u largua nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e policisë. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një pistolete, me të cilën mendohet se është kryer krimi.
polici 
Djali i viktimës ka vrarë vëllanë e të arrestuarit, Lutfi Xhaferrin. Në maj të vitit 2015, djali i viktimës Altin Aluku, vrau Lutfi Xhaferrin dhe plagosi gruan e tij Naime Xhaferri.

Mësohet se Aluku vrau ish- vjehrrin e tij për shkak të prishjes së krushqisë dhe mohimit të familjes Xhaferri për të rifejuar vajzën me të.

Aktualisht uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasje - 
Vritet një person në mengjesin e sotem, u ekzekutua për krimin e djalit Vritet një person në mengjesin e sotem, u ekzekutua për krimin e djalit Reviewed by Tipi on 2:05 AM Rating: 5

No comments: