“Pse nuk jam i lumtur o Mjeshtër?

“Pse nuk jam i lumtur o Mjeshtër?
Pse gjërat i shoh e prapë lumturinë si të tjerët s’e njoh?”
“Sepse të tjerët, ndryshe nga ti, në çdo gjë shohin bukuri e mirësi.”
“E pse unë nuk e shoh bukurinë e mirësinë në çdo gjë o Mjeshtër i Jetës?
“Sepse nuk mund ta shohësh jashtë teje, atë që s’e sheh brenda vetes.
Derisa veç do të shohësh e nuk do të njohësh,
do t’i ngjash mizës që dita i shkon mbi xham duke u përplasur
edhe pse gjysmën e dritares e ka të hapur.”
*Fatmir Muja*
“Pse nuk jam i lumtur o Mjeshtër? “Pse nuk jam i lumtur o Mjeshtër? Reviewed by Tipi on 11:47 AM Rating: 5

No comments: