Mashtruesi shqiptar hiqej si invalid e vidhte Sigurimet – dedektivi privat e ndjek dhe e fotografon

Një kosovar me banim në rrethinën e Zyrihut në Zvicër,  i cili ishte shtirur si invalid dhe kishte marrë pension, është dënuar me dy vjet burg me kusht. Atë e kishte zbuluar një detektiv privat.
Siç njofton gazeta «Zürcher Oberländer» shqiptari nga Kosova doli para gjyqit duke u anuar dhe ecur me paterica. Gjatë procesit gjyqësor ai në mënyrë demonstrative vendosi këmbën mbi një karrige. Por hetimet e zhvilluara kundër tij tregonin një pamje tjetër. Për shkak të dyshimeve se është mashtrues, një sigurim zviceran kishte ngarkuar një detektiv privat për ta përcjellë këtë ish-shofer tani 59-vjeçar. Fotografitë e bëra nga detektivi tregonin se shqiptari nga Kosova, i cili merrte pension invalidi, ishte në gjendje të ecë pa paterica dhe për një kohë të gjatë edhe të shëtitet me qenin e tij. Po ashtu, sipas detektivit, i akuzuari kishte kryer punë të rënda në shtëpinë e tij dhe kryer pazaret e shtëpisë.
Prokuroria e quajti sjelljen e shqiptarit mashtrim dhe konstatoi se mes shkurtit 2009 dhe tetorit 2012 është shkaktuar një dëm prej 227 mijë franga – para që shqiptar kosovar i kishte marrë si pension, njofton dialogplus. Me këtë mendim të prokurorisë u pajtua edhe trupi gjykues duke e dënuar të akuzuarin me dy vjet burg me kusht.
Gjykatësit ishin të bindur se shqiptari qëllimisht kishte fshehur gjendjen e vërtetë shëndetësore. Kjo nuk është njolla e vetme në biografinë e të dënuarit. Sigurimi i kishte rënë në gjurmë atij për shkak se mes viteve 2008 dhe 2010 ai kishte paraqitur tri plaçkitje në shtëpinë e tij në fshatin R. afër Zürichut. Ai kishte thënë se në plaçkitjen e parë persona të panjohur atij i kishin vjedhur 8 mijë franga dhe gjësende në vlerë prej 30 mijë franga. Sigurimi e mbuloi dëmin dhe pagoi 26 394 franga. Një vit më vonë, sipas kosovarit, sërish ishte plaçkitur shtëpia e tij. Prapë pagoi sigurimi: 19 200 franga. Kur në vitin 2010 kosovari tha se sërish ishte plaçkitur shtëpia e tij, sigurimi nuk pagoi më, madje hetuesit nisën të dyshojnë se vetë pronari i shtëpisë i kishte inskenuar plaçkitjen për të plaçkitur sigurimin.
Mashtruesi shqiptar hiqej si invalid e vidhte Sigurimet – dedektivi privat e ndjek dhe e fotografon Mashtruesi shqiptar hiqej si invalid e vidhte Sigurimet – dedektivi privat e ndjek dhe e fotografon Reviewed by Tipi on 6:02 AM Rating: 5

No comments: