Fotografitë që frikësuan shqiptarët: Personat e veshura në të zeza, xhironin një videoklip

Fotografitë që qarkulluan sot gjatë ditës në rrjetet sociale ku shiheshin disa persona veshur në rroba të zeza, të cilët udhëtonin mbi një makinë në Tiranë, janë studentë të cilët po xhironin një videoklip.
Këto foto që qarkulluan gjatë tërë ditës në rrjete sociale e portale të ndryshme, kishin ngjallur frikë tek qytetarët, pasi në dukje të parë atë ngjasonin në persona të dyshimtë.
Por, Policia e Shqipërisë ka bërë verifikimin e këtyre fotografive, duke bërë të ditur se personat në fotografi janë disa të rinj të cilët ishin duke xhiruar një videoklip dhe që mbanin të veshur rroba diplomimi.
Sipas policisë studentët do të procedohen në gjendje të lirë për shkelje të sigurisë në rrugë.
Fotografitë që frikësuan shqiptarët: Personat e veshura në të zeza, xhironin një videoklip Fotografitë që frikësuan shqiptarët: Personat e veshura në të zeza, xhironin një videoklip Reviewed by Tipi on 8:33 AM Rating: 5

No comments: