Kandidatja e Ritës që fitoi ‘X Factorin’, pritet të ndërtojë karrierë të suksesshme (Video)

Fituesja e versionit britanik të ‘X Factor’, Louisa Johnson, është ylli që pritet të prekë majat e muzikës në Britani të Madhe.
Daily Mail shkruan se ajo mund të tejkalojë edhe fituesen e vitit 2006, Leona Lewis, transmeton Koha.net. Johnson mbrëmë (e diel) shkëlqeu me performancën e këngës “Forever Young”.
Kandidatja e Rita Orës mposhti konkurrencën e fortë të Reggie ‘N’ Bollie në sezonin e 11-të të këtij spektakli për talentë.
Ajo pas triumfit ka falënderuar të gjithë mbështetësit, ndërsa ka theksuar se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet.
“Faleminderit. Jeni fansat më besnikë në botë. Kjo ishte ëndrra ime dhe ju e bëtë realitet”, ka shkruar Louisa në rrjetet sociale.
Kandidatja e Ritës që fitoi ‘X Factorin’, pritet të ndërtojë karrierë të suksesshme (Video) Kandidatja e Ritës që fitoi ‘X Factorin’, pritet të ndërtojë karrierë të suksesshme (Video) Reviewed by Tipi on 11:26 AM Rating: 5

No comments: