Njihuni me Skenderin, shqiptari që eshte ne lidhje me Rihanen

Skender Fazliu, një djalosh nga Prishtina, është shqiptari i parë që ka ndjekës Rihanen në Twitter.

Skenderi, që studion Juridikun, është i njohur tek shumë përdorues të rrjeteve sociale për fotografitë e bisedave me Rihanen që i poston në Instagram dheTwitter.
Ai është një adhurues i flakët i Rihanes, sa që edhe emrin në Twitter e ka “Skenderihanna”, shkruan Gazeta Express.
Në fotografitë që ai i ka postuar në Twitter, ai pretendon se Rihana ia ka uruar ditëlindjen dhe i ka shkruar shumë herë të tjera – fotografi këto të cilat janë ripostuar edhe nga përdorues të tjerë të këtij rrjeti social.
Për vërtetësinë e këtyre fotografive mund të gjykoni vetë, por ai duket se me të vërtetë flet me këngëtaren e famshme, pasi këtë nuk ia kanë mohuar as komentuesit e tij. /Gazeta Express
Njihuni me Skenderin, shqiptari që eshte ne lidhje me Rihanen Njihuni me Skenderin, shqiptari që eshte ne lidhje me Rihanen Reviewed by Tipi on 1:00 AM Rating: 5

No comments: