Shqiptari 3-vjeçar pushton “Instagramin” dhe mediat zvicerane (Foto)

Me poza perfekte dhe me veshje të dizajnuara, djaloshi i vogël shqiptar ka arritur mbi 45 mijë fansa. Këtu nuk po flasim për ndonjë model të njohur re te rritu, por për një 3 vjeçar nga Berna, i cili quhet Ardi.
Ai nuk është bir i ndonjë çifti të Hollivudit, por fëmijë i një çifti të thjeshtë që jeton në Bernë të Zvicrës. “Ardi më shumë se gjysmë ore e kalon duke bërë fotografi, pjesën tjetër të ditës e kalon duke luajtur”, thotë babai i Ardit, Kushtrimi, për gazetën zvicerane, 20min.ch, përcjell “albinfo.ch”.
33 vjeçari shqiptar thotë se ai mundohet që çdo gjë të shkojë mirë për djalin e tij. “Për ne si prindër kjo është gjëja më e rëndësishme, që Ardi të jetë i lumtur”, theksoi ai. “Kur ai nuk dëshiron të pozojë, ne e respektojmë dëshirën e tij”.
Marka të njohura interesohen për Ardin.
Si e arriti Ardi këtë famë në instagram, nuk e di as vet Kushtrimi “Në fakt, gruaja ime dëshironte të hapte një konto në instagram për Ardin që të grumbullojë të gjitha fotot e tij më një vend”, tregon ai. Gradualisht ka marr shumë pëlqime dhe çdo ditë e më shumë i janë shtuar me qindra fansa në fotografitë e tij. “Edhe mediet shqiptare tashmë e kanë zbuluar Ardin”.
Tashmë prindërit e Ardit, Kushtrimi dhe Blerina duhet të kujdesen për pamjen e djalit të tyre. “Gruaja ime ka punuar një kohë të gjatë në një butik dhe ajo e di edhe si t`i kombinojë veshjet” thotë Kushtrimi. Përveç kësaj, firma të njohura tashmë kanë vrenjtur fotografitë e Ardit në Instagram.
Djali i vogël tashmë e ka një rrugë të hapur përpara vetes në biznesin e modës, nëse ai dëshiron. Por pavarësisht se çfarë ai dëshiron të bëhet në të ardhmen, prindërit e tij do ta përkrahin dëshirën e tij.
ardi-586x389
222
12439529_470706043117446_26368226960670699_n
12494820_469966049858112_4487628033403676015_n
12549058_470816283106422_6679863958020282103_n
12552569_470705886450795_8109604683812037196_n
12189740_451041555083895_1946146681725764597_n
12196324_452704784917572_1346526749360579453_n
12373232_462886077232776_7681690409146890449_n
1935378_464384563749594_8611955605141076089_n
1916940_464036973784353_4859282468578393024_n
Shqiptari 3-vjeçar pushton “Instagramin” dhe mediat zvicerane (Foto) Shqiptari 3-vjeçar pushton “Instagramin” dhe mediat zvicerane (Foto) Reviewed by Tipi on 4:20 AM Rating: 5

No comments: